PD: Vetëvrasja e kryefamiljarit
në Lezhë, akuzë ndaj Edi Ramës

PD: Vetëvrasja e kryefamiljarit<br />në Lezhë, akuzë ndaj Edi Ramës
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar largimin nga puna të Mark Brahimaj nga hidrovori iTales në Lezhë, çka e çoi atë në vetëvrasje. Zëdhënësja e PD Vorpsi akuzoi qeverinë si përgjegjëse që e ka çuar Brahimajn në vetëvrasje duke e cilësuar largimin e tij nga puna si të padrejtë.
 
“Arroganca e qeverisë dhe e Kryeministrit Edi Rama mori sot dhe një jetë tjetër të pafajshme, duke shkaktuar vetvrasjen e njëpunonjësi të hidrovorit të Tales në Lezhë. Mark Brahimaj, i cili punonte prej 22 vitesh në këtë hidrovor, është larguar arbitrarisht nga puna me të cilën mbante familjen e tij. Familjarët e viktimës dëshmojnë se arsyeja që e çoi Markun në vetvrasje, është se ai u ndje i fyer dhe i pashpresë nga shefat e tij të papërgjegjshëm. Kjo vetëvrasje, është një akuzë direkte ndaj Edi Ramës, i cili me pa përgjegjshmërinë dhe pandjeshmërinë e tij, po i bën shqiptarët të sakrifikojnë me greva urie, dhe po i nxit drejt vetësakrifikimit.” tha Vorpsi

Vorpsi solli në vëmendje edhe gruan korçare Bruna Meko e cila u vetëvra prej më shumë se një muaj më parë për të njëjtën arsye duke i kërkuar qeverisë të reagojë për çështjen në fjalë.

“Pak kohë më parë, një nënë nga Korca u vetëvra, sepse e hoqën nga puna padrejtësisht. Edi Rama nuk tha asnjë fjalë. Sot, një kryefamiljar në Lezhë u vetëvra, sepse e hoqën padrejtësisht nga puna. Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë.Prej 6 ditësh, shumë zonja dhe zotërinj, nëna baballarë, janë ngujuar në një grevë urie, për shkak të largimit të padrejtë nga puna. Edi Rama nuk ka thënë ende asnjë fjalë. Edi Rama komenton publikisht rezultatin e ndeshjes së champions leagues, por ai nuk thotë asnjë fjalë për qytetarët e tij, që po detyrohen të marrin masa ekstreme, për shkak se Kryeministri i hedh në rrugë, për shkak së kryeministri nuk zbaton ligjin, për shkak se Kryeministri nuk zbaton vendimin e gjykatave dhe për shkak se Kryeministri nuk dëgjon zërin e tyre. Kjo është drama që Kryeministri po i shkakton Shqipërisë dhe shqiptarëve.” përfundoi Vorpsi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç