PD, vetëm 10 ditë për hetimin e
Ramës , për incidentin e Vjenës

PD, vetëm 10 ditë për hetimin e<br />Ramës , për incidentin e Vjenës
36 deputetë të Partisë Demokratike depozituan dje në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të asaj që ata e quajtën incident me pasojë dhunën e ushtruar fizike nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndaj diplomatit Egin Ceka në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Por ligji themeltar sqaron qartë se Parlamenti nuk mund të ngrejë një komision hetimor 4 muaj përpara mbarimit të mandatit të tij, që përkon me datën 7 maj. Referuar kërkesës së grupit parlamentar demokrat, mbeten edhe 10 ditë në dispozicion që kjo nismë e së djathtës të “marrë jetë”.

Në projektvendim ende nuk është përcaktuar afati për këtë hetim që duan të ndërmarrin deputetët demokratë, për shkak se mbetën vetëm vetëm 10 ditë. Gjithashtu demokratët nuk e kanë përshkruar incidentin të një dhune fizike me grushta siç u shpreh kryeministri në Parlament, as 30 dëshimtarët.

Një tjetër çështje, që është saktësuar në këtë kërkesë është pikërisht ajo se nëse një komision hetimor parlamentar mund të hetojë një çështje të tillë. Sipas demokrateve, megjithëse komisionet hetimore kanë për qëllim, që nëpërmjet "një çështjeje të veçantë" të përmirësojë legjislacionin ose të rrisin kontrollin mbi Qeverinë, ata i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se një çështje e veçantë është edhe një çështje me interes publik.

Dhe sipas nismëtarëve të kërkesës, ngjarja në Akademinë Diplomatike të Vjenës, është një ngjarje me interes publik. Demokratët thonë se incidenti ka cenuar imazhin ndërkombetar të Shqipërisë dhe integritetin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të trupit diplomatik shqiptar në një territor të huaj nga kërkesa e tyre përmbush kushtet për ngritjen e një komisioni hetimor.

“Në rastin konkret objekti i hetimit të parashtruar në kërkesë është i definuar saktësisht përsa i përket rrethanave, fakteve apo grupfakteve pasi referimi bëhet qartë në vendin e ndodhjes së ngjarjes. Formilimi i objektit të kërkesës bën referim në një ngjarje, tashmë të ndodhur, e cila nëpërmjet verpimtarisë hetimore do të zbardhë saktësisht në çdo detaj të saj.

Nga informacioni i deritanishëm kryesisht mediatik, por edhe zyrtar rezulton se ngjarja në gjendjen e faktit që është përcjellë paraqet interes të theksuar politik dhe shtetëror”, thuhet në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

Dokumenti me firmat e 36 deputetëve të pd për hetimin e Ramës me logo













































(Në foto dokumenti me firmat e 36 deputetëve të pd për hetimin e Ramës për incidentin në Vjenë)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë