PD vijon akuzat: PS vodhi votat
për Ruçin, e kanë ves. Turp!

PD vijon akuzat: PS vodhi votat<br />për Ruçin, e kanë ves. Turp!
PD duket se e ka kthyer në qëndrim zyrtar akuzën për vjedhje votash në votimin për Rucin në Kuvend.
 
PD nuk e pranon se ka pasur rrjedhje votash, por shprehet se socialistët i manipuluan votat duke i vjedhur.
 
Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe dy vota nga PD.
 
Reagimi i Ervin Salianjit
E kane ves!! Keta vjedhin me 4 komisionere jo kur e administrojne te vetem procesin!
Jane te turpshem ne çdo akt, jo vetem ne propozimin kriminal por edhe ne proceduren e zgjedhjes! Vjedhin dhe kur e kane ne tavoline rezultatin. Vesi nuk i le dhe kur kane numrat, nuk e kane per turp te vjedhin votat edhe te deputeteve!
 
Keta kane vjedhur zgjedhjet ku kishim 4 komisionere jo ketu qe e kishin bosh!
Qendrimi i PDSH ishte i qarte, me perbuzje refuzoi dhenien pushtet vlerave kriminale qe i propozoi Rama shqiptarëve me Ruçin!!

 
Reagimi i Grida Dumes
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.
 
Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me "Ruçë" do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
 
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri