PD vijon protesta kundër Metës
Spaho:Dekriminalizimi, emergjencë

PD vijon protesta kundër Metës<br />Spaho:Dekriminalizimi, emergjencë
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme protestat përpara selisë qëndrore të Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi.

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar edhe ditën e sotme nën thirrjet dhe moton “Meta Ik” përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Nënkryetari i PD Edmond Spaho u shpreh se Kreu i Kuvendit Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapet rruga hetimit të çështjes “Doshi”. Kjo pasi sipas tij hetimi po manipulohet dhe se çështja duhet të zbardhet e gjitha.

Veç kësaj Spaho tha se sot Partia Demokratike dhe qytetarët po protestojnë, për gjendjen e kriminalitetit në vend që po bëhet skandaloze, ndërsa shtoi se dekriminalizimi i parlamentit është një emergjencë historike për vendin.

“Gjendja e krimit në vend po bëhet skandaloze. Zyrtarët ulen çdo ditë këmbëkryq me kriminelët. Në këto kushte, dekriminalizimi i parlamentit është emergjencë historike. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen që të zbardhet çështja ‘Doshi’ dhe akuzat e bëra ndaj tij. Hetimi duhet të jetë i plotë, pasi çështja ‘Doshi’ po manipulohet.” tha Spaho
 
Mbrëmjen e djeshme grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje për rreth 1 orë e 30 minuta nga ku u vendos që protestat për dorëheqjen e Metës do të vazhdojnë. 

protesta e pd
protesta e pd

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara