Anëtari i Kresisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Poro të Vlorës, ku në një atentat gjatë orëve të para të mëngjesit mbeti i vrarë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli ndërsa u plagos shoku i tij, Eno Mata.

Kadilli e konsideron Vlorën si një serial krimi. Ai hedh akuzamë pas ndaj kryeministrit Rama duke thënë se këto ngjarje kriminale po ndodhin në qytetin ku ai është deputet.

"Vlora serial krimi. Perseri krimi godet ne Vlore. Nje i vrare dhe nje i plagosur rende eshte perfundini i nje atentati ne mesnate. Vrasje, te shtena ne mes te qytetit jane bere ngjarje e zakonshme ne Vlore. Nuk kalon nje jave pa pasur nje ngjarje te rende. Ngjarje qe kane rrezikuar dhe jeten e qytetareve te pafajshem. Rendi dhe siguria e qytetareve nuk ekzistojne ne qytetin ku KM eshte dhe deputet. Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjate me thirrjen : "Rama Ik Nga Vlora" shkruan Kadilli.