PD, Vokshi: Spastrime me motiv
politik në spitale, të nisin hetimet

PD, Vokshi: Spastrime me motiv<br />politik në spitale, të nisin hetimet
Deputetja dekorate Albana Vokshi deklaroi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqaj, e kanë kthyer sektorin e shëndetësisë në armiqësi të plotë me qytetarët.

Vokshi theksoi se, “spastrimet me motiv politik në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit koordinohen nga Ilir Beqaj”, i mirënjohur sipas saj, “si kampioni i korrupsionit në qeverinë Rama”.

“Urdhrat politike të pushimeve nga puna kanë prekur edhe personat në nevojë dhe atyre me aftësi te kufizuar, siç ishte rasti i infermieres së Spitalit të Fierit”, deklaroi Vokshi.

“Në informacionin dërguar Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë e Çështjet Sociale, Beqaj mashtron që reforma spitalore bëhet për shkak të mosshfrytëzimit të shtretërve e që kjo nuk arrin shifrat e shfrytëzimit të shtretërve në Evrope”, shtoi deputetja, e cila bëri thirrje që “KLSH, prokuroria, Avokati i Popullit dhe institucionet ndërkombëtare, të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic