PD, Vorpsi: Rama fsheh të
vërtetën për taksat e papaguara

PD, Vorpsi: Rama fsheh të<br />vërtetën për taksat e papaguara
TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kreun e PS, Edi Rama, për thyerje të afatit ligjor për mospagim të taksave dhe mos deklarim të të ardhurave personale. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorspi, tha se “kanë kaluar 10 ditë dhe Edi Rama ende fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij të papaguara. Raportet e lajmeve konfirmuan përsëri para dy ditësh se Edi Rama ka refuzuar të paguajë taksat për miliona lekë të ardhura nga libri i tij “Kurban”.
 
Më tej, zëdhënësja e selisë blu vijoi “Rama ende nuk i përgjigjet as pyetjeve më të thjeshta për taksat e tij, ose të japë ndonjë provë nëse i ka paguar ato. Edi Rama thotë se i ka deklaruar të ardhurat nëpërmjet postës. Atëherë, përse nuk jep prova duke bërë publike ndonjë faturë nga zyra postare?”
 
Duke vijuar akuzat ndaj kreu të PS se ka në plan rritjen e taksave, Vorpsi tha se të njëjtën politikë ai ka ndjekur edhe gjatë kohës kur ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.
 
“Nuk mjafton fakti se Edi Rama po fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij; ai tashmë po fsheh edhe të vërtetën mbi planet e tij për rritjen e taksave të qytetarëve. Edi Rama tha para dy ditësh se ai nuk i ka rritur asnjëherë taksat. Por në fakt, gjatë kohës që ai ishte Kryebashkiak i Tiranës, Rama i dyfishoi taksat”, u shpreh Vorpsi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën