PD: Vrasja në Gjirokastër, autori
lehtësi nga policia, para e pas krimit
Tre ditë pas vrasjes që ndodhi në Gjirokastër ku mbeti i vdekur njëri prej vëllezërve dhe tjetri u plagos, Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Ankeled Alibeaj ka thënë se autorit të kësaj ngjarje i është dhënë lehtësi para dhe pas aktit kriminal.
Tre ditë pas vrasjes që ndodhi në Gjirokastër ku mbeti i vdekur njëri prej vëllezërve dhe tjetri u plagos, Partia Demokratike përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Ankeled Alibeaj ka thënë se autorit të kësaj ngjarje i është dhënë lehtësi para dhe pas aktit kriminal.
Sipas Alibeajt, autori ka qenë me precedent penal dhe se lëvizte në qytet me pistoletë në brez, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë gjë për të parandaluar aktet kriminale të tij.
Alibeaj i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë lehtësitë që i janë krijuar vrasësit dhe mosveprimet që sollën ngjarjen e rëndë kriminale.
J
a deklrata e Enkelejd AlibeajVrasja dy ditë më parë në Gjirokastër, është një ngjarje e rëndë, një ngjarje e paralajmëruar madje e lejuar të ndodhë nga policia atje, nga drejtori i Policisë, pasi autori kishte të gjitha lehtësitë, para dhe pas aktit kriminal.
Autori i vrasjes, Endri Lluka, një person me precedent penal, bridhte lirshëm me pistoletë në qytet dhe kërcënonte fshatarët e zonës ku dyshohet se kishte parcelat e tij me kanabis.
Ndaj tij kishte dhe kallëzim për kërcënimet dhe shqetësimet që krijonte, por policia nuk ka marrë asnjë herë masa.
Lehtësitë ndaj vrasësit vinin jo vetëm prej të atit polic, por sidomos prej lidhjeve të këtij personi me drejtorin e Policisë së Gjirokastrës.
Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti një i ri i vrarë dhe vëllai i tij i plagosur, policia nuk ngrit asnjë postbllok.
Sipas njohësve të zonës dhe specialistëve, vendi ku ndodhi ngjarje është i atillë, sa me dy postblloqe autori duhej të ishte kapur brenda orës.
Mirëpo ai është i lirë dhe sot që flasim.
Edhe kur drejtuesit e PD në Gjirokastër i kërkuan sqarime drejtorit të Policisë së Qarkut përse nuk janë ngritur postblloqet, ky i fundit nuk u përgjigj si njeri i ligjit, por si levë e bindur e Tahirit, se ai nuk i jepte kujt llogari.
Kjo ngjarje, tregon inkriminimin e pikave kyçe të policisë, lidhjet e tyre me personat me rrezikshmëri të lartë, me trafikantë dhe me vrasës, dhe dëshmon animin e shtetit në krah të banditëve, dhe kundër qytetarëve.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë menjëherë për të gjitha lehtësitë që i janë krijuar vrasësit dhe mosveprimet që sollën ngjarjen e rëndë kriminale, dhe mosveprimet që pasuan më tej ngjarjen duke ia bërë të mundur autorit largimin dhe arratinë.
Ne i sigurojmë qytetarët se drejtuesit e policisë që bashkëpunojnë me krimin do të mbajnë llogari para ligjit deri në fund.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51