PD: Z.Rama, në mesjetë nuk ishim
në NATO dhe s'kishim internet!

PD: Z.Rama, në mesjetë nuk ishim<br />në NATO dhe s'kishim internet!
TIRANE - Partia demokratike ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kreut të opozitës Edi Rama në Korçë dhe Pogradec, kur ai e ka krahasuar mungesën e ujit dhe problemet e tjera të ngjashme me situatën e Shqipërisë mesjetare.

"Edi Rama ka habitur edhe sallonin e tij mavi sot kur tha se Shqipëria është në mesjetë!", - thuhej në deklaratën e PD-së. -"Në mesjetë jemi, shpalli sot Edi Rama nga Maliqi! Paradoksalisht, është në mesjetë dhe ankohet për NATO-n! A ishte Shqipëria anëtare e NATO-s në mesjetë z.Rama? Eshtë në mesjetë dhe ankohet për Bashkimin Europian! A lëviznim të lirë e pa viza në mesjetë z.Rama? A kishim në mesjetë 13 herë më shumë internet z.Rama? A kishim në mesjetë 10 mijë e 400 km rrugë të shtruara z.Rama? A kishim në mesjetë 1300 shkolla të reja e të rindërtuara z.Rama? Partia Demokratike ka investuar në Korçë dhe Maliq, 25,9 miliardë lekë kunddrejt vetëm 1,9 miliardë lekë, pra 13,4 herë më shumë se të gjitha qeveritë socialiste për Maliqin dhe për Korçën. Partia Demokratike ka rritur me së paku 2 deri në 10 herë prodhimin e fushave të Korçës duke mbështetur financiarisht 5 540 fermerë me nje vlerë prej 557,3 milionë lekë. Partia Demokratike ka rritur me katër herë, sipërfaqen e tokës së vaditur dhe ka siguruar furnizimin në 24 orë me ujë të qytetarëve të Korçës", - përfundon deklarata.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët