TIRANE - Partia Demokratike do të mbledhë të hënën, grupin e ri parlamentar. Burime brenda PD-së bënë të ditur se mbledhja e grupit do të zhvillohet para fillimit të seancës së parë parlamentare. Gjatë mbledhjes pritet të zgjidhet kreu i grupit të PD-së, i cili, automatikisht bëhet dhe nënkryetari i partisë.

Kreu i grupit parlamentar të legjislaturës së kaluar, Astrit Patozi, nuk do të jetë më në këtë post, pasi, pas zgjedhjes së kreut të ri të PD-së Lulzim Bashës, Patozi dha dorëheqjen.

Po kështu, në mbledhjen e së hënës, priten të diskutohen edhe propozimet për drejtuesit e komisioneve parlamentare. PD-së në opozitë i takon drejtimi i tre komisioneve parlamentare, ndërkohë që në 5 komisione do të ketë postin e nënkryetarit.

Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)