PD, Zhupa: Në 3 vite kjo qeveri
ka sunduar në çdo institucion
Përplasjet e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe Presidencës duket se sjellin ende debate. Incidenti i ndodhur në Presidencë ku Kreu i Shtetit anulloi takimin me ambasadorët solli dhe debatin mes tij dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Anullimi i mbledhjes me ambasadorët nga Presidenti mendohet të ketë qenë prezenca e diplomatit Visar Zhiti. Ministri jashtëm në Konferencën e ambasadorëve iu kundërpërgjigj Presidentit duke e vlerësuar si një diplomat të talentuar Zhitin. Por Partia Demokratike e ka cilësuar sjelljen e Bushatit në dyert e Presidencës një sjellje prej cubi. Në një deklaratë për shtyp Ina Zhuta është shprehur se kjo është fytyra e vërtetë e një qeverie që nuk njeh rregullat, ligjin, normat e institucionet, por sundon sipas tekave e interesave të saj.
Përplasjet e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe Presidencës duket se sjellin ende debate. Incidenti i ndodhur në Presidencë ku Kreu i Shtetit anulloi takimin me ambasadorët solli dhe debatin mes tij dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.
Anullimi i mbledhjes me ambasadorët nga Presidenti mendohet të ketë qenë prezenca e diplomatit Visar Zhiti. Ministri jashtëm në Konferencën e ambasadorëve iu kundërpërgjigj Presidentit duke e vlerësuar si një diplomat të talentuar Zhitin.
Por Partia Demokratike e ka cilësuar sjelljen e Bushatit në dyert e Presidencës një sjellje prej cubi. Në një deklaratë për shtyp Ina Zhuta është shprehur se kjo është fytyra e vërtetë e një qeverie që nuk njeh rregullat, ligjin, normat e institucionet, por sundon sipas tekave e interesave të saj.
Deklaratë e zedhënëses, Ina ZhupaSjellja prej cubi e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në dyert e Presidentit, është më shumë se fodulleku i një mediokri, është fytyra arrogante e një qeverie që nuk njeh rregullat, ligjin, normat e institucionet, por sundon sipas tekave e interesave të saj.
Ashtu si Bushati në dyert e Presidentit që përplaset, dhe agreson punonjësit e gardës, ministri tjetër i Ramës, Tahiri i habilajve e Shullazit, përplaset e sulmon institucionet e drejtësisë, i kërcënon ata në mënyrë mafioze.
Edhe fytyra tjetër e qeverisjes, Veliaj, sulmon gjykatat e ngre barrikada, për interesat e tij private e klienteliste.
Dhe në krye të kësaj bande që mendon se ka pushtet absolut e nuk njeh asnjë institucion të pavarur me Kushtetutë, është Edi Rama, i cili jo vetëm frymëzon e shpërblen aktet si këto të Bushatit, Tahirit e Veliajt, por ai vete është në vijën e parë të sulmit e shantazhit kriminal ndaj gjykatave, prokurorëve e institucioneve që nuk mendojnë si ai, që nuk marrin vendimet që dëshiron ai.
Ky mentalitet sunduesish ka qënë qeverisja e këtyre tre viteve, dhe ky mentalitet është e vërteta e përpjekjes së Edi Ramës për të mos bërë Reformën në Drejtësi, por për ta kapur drejtësinë, për ta vënë nën vete, për ta asgjesuar si pushtet të pavarur.
Lepuri i madh i hajduterisë e korrupsionit ka gjetur strehë në barkun e Edi Ramës, ndaj ai nuk do drejtësi, por gjykatës e prokurorë që do të mbyllin dosjet e tij të panumërta të korrupsionit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
43.3%
-
Të gabuar
52.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 20967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Izraeli, inkursion të kufizuar tokësor në Liban! Irani kërkon mbledhjen menjëherë të Këshillit të Sigurimit
29 Shtator, 11:08
-
Sekuestrohet 66 kg kanabis në Ulqin, u nis nga Shqipëria! Dy transportuesit i ikin policisë, arratisen në vendin tonë
29 Shtator, 10:51
-
Pse duhet t'i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin
29 Shtator, 10:44
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm afër një pike karburanti, policia jep detaje çfarë ndodhi në Zveçan
29 Shtator, 10:31
-
E përditshmja britanike 'Birmingham Live': Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë
29 Shtator, 10:21
-
Plazh në fund të shtatorit! Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në Shëngjin: Uji i shkëlqyeshëm! Besnikë shqiptarët e Kosovës
29 Shtator, 10:12
-
Lufta/ Shkatërrohen 125 dronë ukrainas! Zelensky: Trump më siguroi se do të mbështesë Kievin
29 Shtator, 10:07
-
Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
29 Shtator, 09:42
-
FOTO/ Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
29 Shtator, 09:20
-
VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?
29 Shtator, 09:01
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara
29 Shtator, 08:29