PD zyrtarizon kandidaturat për 5
bashki, Sarandë Dibër e Gramsh 

PD zyrtarizon kandidaturat për 5<br />bashki, Sarandë Dibër e Gramsh 
Partia demokratike ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe 5 kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Selia blu ka njoftuar se Ilir Krosin do të jetë kandidat për Bashkinë Dibër dhe bashkinë Sarandë Kreshnik Bozhon, duke bërë që kandidojë përballë kandiddatës të së majtës Floriana Koka.

Ndërsa në Diber nga e majta do të jetë kandidati Shukri Xhelili. Gjithashtu në qytetin e Gramshit do të kandidojë Kodhel Cala.

Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatin Florian Qama për Bashkinë e Poliçanit.

Mihallaq Apostollofski kandidati i PD për Bashkinë Pustec.

Partia demokratike ka zgjedhur një strategji ndryshe në të publikuar të emrave të kandidatëve, duke mos bërë publikim në bllok, por përdite duke nxjerr emrat e njesive të vecanta.

Pritet që të ditët në vijim të jenë edhe listat e plota të së djathtës, ku janë ende shumë bashki që nuk janë publikuar kandidatët.

Lulzim Basha, zyrtarizoi dje tre kandidatët përkatësisht për Bashkinë e Vlorës, Selenicës dhe atë të Librazhdit. Në Vlorë, demokratët do të përfaqësohen nga kandidati Genc Deromema, në Bashkinë e Selenicës PD ka zgjedhur Përparim Shametin. Për Bashkinë e Librazhdit  PD ka zgjedhur të kandidojë Fadil Brazhdën. 


Redaksia online
(f.m/shhqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene