PDIU, 24 mijë anëtarë votojnë 
nesër për zgjedhjen e kryetarit të ri

PDIU, 24 mijë anëtarë votojnë <br />nesër për zgjedhjen e kryetarit të ri
24 mijë anëtarë të PDIU-së i drejtohen ditën e nesërme kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë si dhe të gjithë drejtuesit në çdo bashki.
 
Votimi nis në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 18:00. I gjithë procesi do të ndiqet nga komisionet e ngritura, të cilat janë me 3 anëtarë.
 
Kryetari aktual i PDIU-së, Shpëtim Idrizi do të votojë në orën 11:00, në selinë qëndore të partisë.
 
Anëtarët do të votojnë për kryetarin e PDIU-së, kryetarët e PDIU-së në nivel bashkie, si edhe për delegatët në kongres, i cili do të mbahet në datën 4 qershor.
 
Menjëherë pas mbylljes së procesit  të votimit do të nisë numërimi i votave për të shpallur më pas, kryetarin e ri të PDIU-së dhe drejtuesit e rinj në çdo bashki.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës