PDIU aleancë me PS, në
janar bashkëqeverisja
Dhe pak kohë kanë mbetur nga konturimi i një aleance mes PS të Edi Ramës e PDIU të Shpëtim Idrizit. Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, që pritet të marrë jetë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që do ketë në bazë përpjekjet që çështja çame të shkojë drejt zgjidhjes.
TIRANË - Dhe pak kohë kanë mbetur nga konturimi i një aleance mes PS të Edi Ramës e PDIU të Shpëtim Idrizit. Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, që pritet të marrë jetë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që do ketë në bazë përpjekjet që çështja çame të shkojë drejt zgjidhjes. Sinjalet kanë qënë të qarta, kur dhe në ditën e Rinisë me 8 dhjetor Edi Rama ka qënë i ftuar, dhe ku është shoqëruar më së shumti nga kreu i PDIU Idrizi por dhe nga deputetë e zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Burime brenda PDIU po dhe partisë më të madhe të mazhorancës PS, bëjnë me dije se aleanca bashkëqeverisëse mes dy partive është një fakt më se i kryer. Madje janë bllokuar dhe largimet e drejtuesve të PDIU nga postet drejtuese që mbajnë në qeverisje, që nga koha e qeverisjes me PD, duke dhënë sinjale të qarta se do të shërbejnë dhe si bazë rreth të cilës do të vërtitet koalicioni mes dy partive.
Kështu, qëndrimi në detyrë i drejtoreshës së Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho tregon qartë, se pavarësisht se e majta ka ardhur në pushtet që pas 23 qershorit, nuk ka tentuar të lëvizë asnjë nga posti, duke mbajtur ndezur fort “pisharin” e bahskëpunimit mes PS dhe PDIU.
Por mësohet se asnjë prej të punësuarve të kësaj partie në kohën e bashkëqeverisjes me Berishën, qoftë dhe në nivele specialisti nuk është larguar nga puna nga drejtuesit e PS, duke qënë në pritje të materializimit të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes Ramës dhe Idrizit. Njëherësh mësohet se sapo të startojë janari i këtij viti, do nisë dhe materializimi i marrëveshjes bashkëqeverisëse e cila pritet të mos rezonojë me faktin se PS është në koalicion dhe me PBDNJ.
Krijimi i kësaj aleance mes PS dhe PDIU përkon dhe me faktin se pikërisht në janar Rama do përfshijë në qeverisje dhe aleatët e tjerë të mbetur, PDS e Milos, PSD e Gjinushit, PKD të Frrokut, AP të Dojakës, PSV 91 të Koçit etj, duke shpërndarë dhe postet e zv.ministrave apo të drejtorëve. Kalimi i PDIU në koalicion me PS do sillte krijimin e një mazhorance me 90 vota bashkë me gjithë aleatët. Pa LSI, PS bashkë me PDIU, PBDNJ e PKDSH do arrinte në 72 vota në Kuvend. Opozita do tkurret në 50 mandate deputetësh.
Koalicioni“Kalimi i PDIU në koalicion me PS do sillte krijimin e një mazhorance me 90 vota bashkë me gjithë aleatët. Ndërkohë pa LSI, PS bashkë me PDIU, PBDNJ e PKDSH do arrinte në 72 vota në Kuvend”
Shkrimi u publikuar sot në (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1629
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26