PDIU bëhet pjesë e qeverisë
merr një zv.ministër të Jashtëm

PDIU bëhet pjesë e qeverisë<br />merr një zv.ministër të Jashtëm
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është bërë pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një post në nivel zv.ministri. Në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, Halil Hyseni emërohet zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Hyseni ka qenë më parë ish-shef kabineti i Besnik Mustafait në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm si dhe ish-shef i Aviacionit Civil.

Bashkë me këtë emërim, Ministria e Jashtme bëhet me tre zv.ministra, pasi aktualisht këtë post mbajnë Selim Belortaja, që përfaqëson LSI-në dhe Odeta Barbullushi që përfaqëson PS-në.

Ky është posti i parë që PDIU merr në nivel qeverie, pasi “shërblimi” i parë që mori duke u bërë pjesë e koalicionit qeverisës ishte emërimi i kreut të saj, Shpëtim Idrizi si nënkryetar i Kuvendit.


Vendimi

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Halil Hyseni të emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


vijon

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës