PDIU braktis PD, Rama-Idrizi
firmosin për bashkëqeverisje

PDIU braktis PD, Rama-Idrizi<br />firmosin për bashkëqeverisje
TIRANE - Shpëtim Idrizi dhe 4 deputetët e PDIU-së në Kuvend, braktisin koalicionin e djathtë dhe i bashkohen mazhorancës. Marrëveshja u finalizua këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste dhe kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Bashkëpunimi i parë konkret mes palëve do të jenë zgjedhjet vendore të 21 Qershorit ku PS-LSI dhe PDIU do të dalin me 61 kandidatë të përbashkët për bashkitë.
 
Pas gjysmë ore takim në Selinë e Partisë Socialiste kreu i qeverisë Rama dhe Idrizi ku zyrtarizuan bashkëqeverisjen mes tyre. Kryesocialisti Rama tha se nuk bëhet fjalë për ndarje kandidatësh mes partish, por për bashkimin e të gjitha partive të koalicionit në mbështetje të kandidatëve në çdo bashki.
 
“Nuk kemi të bëjmë më kalim majtas apo djathtas, por me rritjen e forcës politike të këtij vendi për të ecur drejt, më tutje në rrugën pa kthim të një rilindje, ku të gjitha forcat, përjashto PD mund të japin kontributin e tyre duke ruajtur identitetin e tyre, zërin e tyre, duke pasuruar kompleksitetin e një koalicioni që bazuar në të gjitha anketimet tona konsiderohet nga një shumicë dërrmuese se po ecën në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama, pas takimit me kreun e PDIU
 
Burime për A1 Report konfirmuan se para firmosjes së marrëveshjes me PDIU-në, kryeministri Rama takoi kreun e Kuvendit Ilir Meta, aleatin e tij në qeverisje. 

Ndërsa kreu i PDIU-së nga ana tjetër e quajti fillesë të këtij bashkëpunimi votën që PDIU dha pro për reformën administrativo-territoriale. Idrizi tha se me këtë marrëveshje PDIU synon të rrisë peshën politike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve