Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi u shpreh se, PDIU do të jetë një grup parlamentar i dyfishuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke veçuar se do të jetë një grup parlamentar që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për kontributin për çështjen e Çamërisë, por për kontributin e madh që do të japë për Durrësin, Elbasanin, Tiranën, Dibrën Vlorën, Shkodrën, Tropojën e gjithë Shqipërinë.
“PDIU do të jetë një parti me grup parlamentar që do t’i japë frymën e fytyrën e vet atij parlamenti e do të bëjë presion çdo qeverie për të qenë më e ndjeshme e më e ndershme për qytetarët shqiptarë. Ju ftoj të votoni PDIU, dhe jam i bindur për mbështetjen tuaj për PDIU, e ku më shumë se në qytetin e Durrësit, një qytet që ka qënë gjithmonë larg dasive, ku në popullsia e Çamërisë gjetëm portat e hapura. Jam I bindur se Krenari i cili mund të jetë nesër deputet, do të jetë jo vetëm i PDIU-së por i të gjithë durrsakëve për të gjitha hallet e tyre”, tha Idrizi.
Kandidatët e PDIU në qarkun e Durrësit
1 KRENAR NURI LASKO
2 ALTIN HYSEN HOXHA
3 EDLIRA PETRIT ABDURAHMANI
4 OLTA NEZIR NEXHIPI
5 ARBEN MEHMET XHEMALI
6 ALTIN PETRIT SULEJMANI
7 VJOLA AGIM IBRAHIMI
8 SONILA KUJTIM CUPA
9 ERGYS FAIK MUSTAFA
10 VILMA KUJTIM HOXHA
11 EDA HASAN MIRI
12 SALI NIAZI BAJO
13 RIZA SHUAIP ALUSHI
14 ERIDA PULLUMB MANE
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com