Klubi i Patriotëve të Rinj ka reaguar në lidhje me deklaratat e partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë”. Në një deklaratë për media, kreu i KPR-së Ardit Bido i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë hyrjen në Shqipëri të çdo personi që është pjesë e këtij grupimi terrorist neonazist.
“Deklarata e fundvitit e grupimit neonazist Agimi i Artë është një tjetër shashkë që hidhet për të prodhuar tensione artificiale. Klubi i Patriotëve të Rinj i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë hyrjen në Shqipëri të çdo personi që është pjesë e këtij grupimi terrorist neonazist. Nëse shteti shqiptar nuk vepron, atëherë ne, rinia shqiptare, do të ndalojmë çdo tentativë të Agimit të Artë për të hyrë në vendin tonë. E kemi parë edhe përpara dy muajsh trimërinë e tyre të shtirur, kur deputeti i kësaj organizate-parti tentoi të shkonte në Këlcyrë dhe u kthye nga mesi i rrugës, i trembur nga bllokada e patriotëve të rinj. Të njëjtin fat do të kenë edhe përfaqësuesit e tjerë të neonazistëve që do të tentojnë të hyjnë në Shqipëri”, u shpreh Bido
Më tej Klubi i Patriotëve të Rinj zotohet që “nëse shteti shqiptar nuk funksionon ashtu siç duhet, do të jemi ne ata që do të vendosin në vend dinjitetin kombëtar përballë neonazistëve grekë. KPR dëshirën të ftojë çdo bashkëkombas, që të bëhemi barriera e pakalueshme e antishqiptarëve dhe të japim përgjigjen tonë evropiane ndaj atyre që duan të na nëpërkëmbin”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com