TIRANË, 4 Korrik/ATSH/-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon në mënyrën më të ashpër dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve sot në Shkup dhe për më tepër trajtimin e bashkëkombasve tanë në Maqedoni si terrorist.
Në një deklaratë për mediat, PDIU shprehet se aktet e sotshme barbare tregojnë se qeveria maqedonase nuk i sheh shqiptarët si pjesë integrale të shtetit maqedonas.
"Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa më shpejtë për të treguar se shqiptarët kanë mbrojtje dhe nuk janë në mëshirë të fatit të tyre në trojet e tyre etnike autoktone. Shteti maqedonas duhet të marri përgjigjen e merituar për këtë trajtim çnjerëzor të shqiptarëve sot ne Shkup, në kryeqëndrën e shqiptarëvetë Maqedonisë dhe më gjerë, në qytetin që u çlirua një shekull më parë nga banorët e vetë autoktonë: shqiptarët", thuhet në qëndrimin e kësaj force politike.
Sipas PDIU-së, aktet e fundit nuk do ta dëmtojnë këtë të vërtetë patjetërsueshme bashkëkombasit tanë do të dalin ngadhënjimtar nëse Maqedonia dëshiron t`i futet spirales së padëshiruar të dhunës ndëretnike./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com