PDIU dhe Vangjel Dule s'votojnë
ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi

PDIU dhe Vangjel Dule s'votojnë<br />ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi
Në seancën e shkurtër të kësaj të enjteje dekretet për emërimin e ministrave nuk morën votat e PDIU-së dhe as Vangjel Dules së PBDNJ-së. Ky ka qënë një vendim i grupit në shenjë proteste për moszbatimin e marrëveshjes së koalicionit qëndrimin e mbajtur nga diplomacia shqiptare ndaj Greqisë dhe mosmarrjes në shqyrtim të nismës Idrizi-Doda për dekretet e komunizmit.

Më herët para seancës kryeminsitri Rama pati një takim me disa prej deputetëve të PDIU-së. Por mosvotimi i dekreteve është një tregues që diçka nuk ka shkuar mirë.

PDIU pretendon disa drejtori dhe një ministri të re që do të emërtohet Ministria e Diasporës". Një ditë më parë Mesila Doda shprehu rezervat për refuziimin e nismës së saj për dekoratat nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Vangjel Dule e ka shprehur publiksht se është në negociata me PD për të kaluar në koalicion me këtë forcë.

Me votimin në seancën e sotme plenare, Arben Ahmetaj është zyrtarisht Ministër i Financave dhe Milva Ekonomi,ministre e Ekonomisë. Pas votimit të shkarkimit të Ministrit Shkëlqim Cani nga Financat dhe Arben Ahmetaj nga Ekonomia, kuvendi votoi për dekretet e emërimit të dy ministrave të rinj. Emërimi i Arben Ahmetaj u votua me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa për Ekonomin, votuan 76 deputetë.

parlament votimi rrethimi
(Votimi për Arben Ahmetajn)

rrethimi kuvend votimi
(Votimi për Milva Ekonomin)

Ndryshe nga ç’pritej, në procesin e votimit ka marrë pjesë edhe deputeti Armando Prenga i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në kuvend deri në një vendim të Gjykatës. "Nuk do vij më derisa të ketë vendim të formës së prerë. Unë nuk thash se nuk do marr pjesë u pezullova nga çdo vendim i Kuvendit. Erdha për dekretet e presidentit. Për 6 muaj nuk digjet mandati. Nëse gjykata përgjigjet negativisht s'do marr pjesë në politikë," tha Prenga për gazetarët, ndërsa shtoi se nuk do të vijë më në parlament.



prenga

parlament



  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja