PDIU, Doda: S'heqim dorë, javën
tjetër komisioni për "Çamërinë"

PDIU, Doda: S'heqim dorë, javën<br />tjetër komisioni për
Pas shtyrjes për javën tjetër të kërkesës së PDIU për diskutimin dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Çame, Sekretarja e Përgjithshme, Mesila Doda është shprehur se nuk do të lëshojmë pe dhe se javën tjetër beson se do të miratohet.
 
"Sot është kërkuar që të shtyhet për javën e ardhshme, pasi nuk ka pasur komunikim mes palëve sesi do të trajtohet. Asnjë nuk ka pasur tërheqje do të futet prapë javën tjetër.
 
Besoj që javën tjetër do të kemi lajme të tjera. Kjo është kauza kryesore e PDIU. Nuk do të lëshojmë pe
' deklaroi ajo.
 
Pyetjes nëse çështja që do të trajtojë komisioni është apo jo në juridiksionin e parlamentit, Doda tha se "Komisioni që do të hetojë çështjen do të marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk do të hetojë në tokën greke, apo në juridiksionin e gjykatave.
 
Do të kërkojmë marrjen e dokumenteve në arkiva. Nuk ka asnjë qellim të shkelim juridiksionin e Kushtetutës së Shqipërisë
".
 
Doda cilësoi si problem faktin që kjo legjislaturë e Kuvendit është drejt fundit, ndërsa iu përgjigj akuzave nga të dy kampet se kjo bëhet për fushatë.
 
"Po u kujtoj që këtë e keni thënë edhe në vitet e mëparshme, por janë disa hapa për të marrë një rezultat, ne nuk kemi faj se cdo dy vite ka zgjedhje në Shqipëri.
 
Shpërndarja e parlamentit mund të jetë një problem, por nuk mund të heshtim. Koha është e mjaftueshme. Ne i kemi dëshmitarët okularë, që e kanë jetuar gjenocidin
" përfundoi Doda.
 
Konferenca e Kryetarëve vendosi që të shtyhet për javën tjetër kërkesa e PDIU për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen çame, pasi nuk u arrit konsensusi.
 
Partia Socialiste dhe LSI janë shprehur kundër kësaj kërkese të PDIU, ndërsa konferenca vendosi që të shtyhet për javën tjetër, pasi do të bëhen konsultime edhe njëherë.
 
Përfaqësuesit e PS dhe LSI janë shprehur se kërkesa nuk është në juridiksionin tonë dhe se hetimi për genocid është penal, ndërsa PD është shprehur pro ngritjes së komisionit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës