PDIU e pakënaqur me Ramën për
çështjen çame, Mamo: Asnjë lëvizje

PDIU e pakënaqur me Ramën për<br />çështjen çame, Mamo: Asnjë lëvizje
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk është e kënaqur me aleatin e saj qeverisës Edi Rama, për sa i takon çështjes çame. Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha sot gjatë seancës parlamentare se për çështjen çame nuk është ndërmarrë asnjë hap. Sipas deputetit çam të qarkut të Fierit, ndryshe nga c’premtoi, se do të bënte maksimumin për zgjidhjen e çështjes çame, qeveria sot nuk ka ndërmarrë masat e duhura për këtë.

“Dua të diskutojë për një plagë që ne pjesëtarëve të komunitetit çam na dhemb të gjithëve, zgjidhej të problem çam. Në krye të herës në këtë parlament, paraqitej programimi i qeverisë së re e cila më ngrohu zemrën nga fakti që kryeministri i ri i vendoste një theks të veçantë çështjes çame. Por me kalimin e kohës ndiejmë me shqetësim që entuziazmi i fillimit duket se u venin”.

Krahas kësaj, deputeti Mamo theksoi se qeveria dhe parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje politike dhe diplomatike për anulimin e ligjit të luftës që do të sillte edhe kthimin e pronave të komunitetit çam në Shqipëri. “Unë jam i shqetësuar se ende nuk kemi bërë asnjë lëvizje politike, diplomatike për njohjen e gjenocidit që është bërë ndaj nesh. Të vlerësimit apo të edhe të zgjidhjes së çështjeve të mbetura pezull siç është ajo e pronave të çamëve në Greqi. Toka, por edhe shtëpitë tona janë ende atje dhe grekët e thjeshtë nuk i kanë prekur. Ata e dinë se të kujt janë ato shtëpi që po i rrëzon rrëmimi edhe pas 70 vjetësh. Unë ashtu si gjithë çamët do të doja shumë që ne të dëgjonim se ligji luftës do të hiqet realisht aq sa do ti jepte mundësinë të gjithë çamëve të riktheheshin në pronat e tyre, në shtëpitë e tyre’,- pohoi deputeti Mamo.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal