Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se zgjidhja e çështjes çame është shumë afër.
“Kujtojmë rrugëtimin tonë dhe ne shohim se nuk na ka dhuruar njeri asnjë gjë, i marrim vet të gjitha me forcë dhe me imponimin tonë politikë, sepse ne kemi drejtësinë me vete. Për çdo njeri që thotë: ‘Kur do të zgjidhet çështja çame?’ Unë po i them këtu sot se, çështja çame është shumë afër, është aq afër sa punojmë ne përditë, është aq afër sa ne marrim fuqi përditë, është aq afër sa ju na jepni fuqi për t’u imponuar në politikën shqiptare, për t’u imponuar kujtdo që nuk mendon si ne”, u shpreh Idrizi.
Ai shtoi se me strukturimin e ri, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe. Kreu i PDIU-së bëri apel që nisma e PDIU-së për heqjen e dekoratave të miratohet sa më parë në Parlamentin e Shqipërisë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)