TIRANE - Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të UK. Ai u prezantoi studentëve programin e PDIU si dhe platformën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Idrizi kritikoi politikën shqiptare, që shpesh herë intimidohet ndaj idesë së bashkimit kombëtar, një detyrim kushtetues ky, që duhet të gjente përkrahje të plotë të gjithë skenës politike.
Ai theksoi se është koha që Shqipëria dhe trevat shqiptare në Ballkan të zhvillojnë një bashkim ekonomik, arsimor dhe kulturor të shpejt, si parakusht i aspiratës për identitet dhe bashkim kombëtar. Kreu i PDIU vendosi theksin në raportet me fqinjët, e sidomos me Greqinë, që ende refuzon ti japë zgjidhjen që i takon çështjes çame.
Ai tha se çështja çame është në rrugën e pakthimtë të zgjidhjes, nëpërmjet institucioneve e të drejtës ndërkombëtare e cilido politikan mendon se Greqia është pararojë e integrimit të Shqipërisë në BE, në fakt sheh në vlera të cilat s’përputhen me BE.
Idrizi, pasi evidentoi arritjet e bilancit mbi punën e kryer nga PDIU në 4 vitet e fundit, shprehu bindjen se pas 23 qershorit PDIU do të jetë një faktor kyç në parlamentin shqiptar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com