TIRANE-Zëvendësministri i Jashtëm, Halil Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
 
Hyseni ka paraqitur dorëheqjen pasi u emërua në këtë post në datë 7 tetor të vitit 2015 pas zgjedhjeve lokale.
 
Halil Hyseni ishte emëruar në qeveri nga radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Emri i Hysenit u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas marrëveshjes që u nënshkrua para zgjedhjeve vendore të 23 qershorit 2015 mes Partisë Socialiste dhe PDIU.
 
Por mandatin e dytë Rama do të qeverisë pa aleatë, pasi ka siguruar numrin e duhur të mandatave, 74 për të formuar i vetëm qeverinë.
 
Largimi i Halilit, vjen pak orë para dorëheqjes së paralajmëruar nga ministrat teknikë të PD, ndërsa pritet reagimi i LSI, pasi vijon që të jetë në qeveri pavarësisht faktit se ka dalë në opozitë. 


dy.b/shqiptarja.com