QAFË - BOTË - Mes mijëra mbështetësve të ardhur nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, pasditen e sotme Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbyllur fushatën elektorale në Qafë Botë. Fillimisht, së bashku me Shoqatën Çamëria kanë inaguruar Varrezat Monumentale në Kllogjer, në nderim të 2900 shqiptarëve të Çamërisë, që humbën jetën në atë vend.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se tashmë një pjesë e amanetit u çua në vend. “Kemi ardhur këtu në këtë vend për të nderuar të shtrenjtët tanë, shpirtrat e të cilëve kanë shkuar në xhenet. Janë 2900 motra dhe vëllezër, fëmijë, pleq e plaka, që kanë dhënë frymën këtu. Nuk dihet sesi, pak dëshmi na vijnë nga momentet e tyre më të fundit. Nuk vunë një shenjë nderimi për mijëra të vdekur të gjakut tonë as kur ndodhi tragjedia, por as më vonë. Ata ikën t’i shpëtonin vrasjes prej duarve të xhelatëve, për të shpëtuar fëmijët e tyre, por jeta ia dorëzoi vdekjes shumë shpejt. Gjatë afro 50 vjetëve, ky vend ishte «varri i tyre», tha Idrizi.
Kreu i PDIU-së theksoi se bashkë me shoqatën Çamëria u kujtuam t’i nderonim çdo vit në qershor. "E kthyem këtë vizitë në ritual për të nderuar martirët e Çamërisë, trëndafilat e Çamërisë. Ne i dhamë brezave të rinj të komunitetit tonë një pikë referimi të historisë sonë tragjike. Me këtë varrezë, që ka nisur ndërtimi e për pak përfundon në çdo detaj të saj, ne i kemi futur në histori viktimat e pafajshme, që gjenden nën tokë. Ne respektuam kujtimin e tyre, amanetin e tyre, emrin e tyre, emrin tonë", u shpreh Idrizi
"Sot, kur shoh këtë monument të madh, unë them se harresa u zhduk dhe nuk ekziston më rreth këtyre burrave dhe grave, që vdiqën në mënyrë aq cinike. E çuam në vend një amanet, dhe tani të gjithë duhet të ndihemi të qetë. Edhe shpirtrat e pafajshëm që shkuan në xhenet, dhe që kanë ndenjur bashkë në këtë vend, tani duhet të prehen të qetë. Do jenë nën hije, do jenë me emrat e skalitur, do jenë në murin e kujtesës. Dhe pse dhimbja do të mbetet gjithmonë në zermat e të afërmve të tyre, në zemrat tona. Sot, 69 vjet më pas, ne i bëmë faljen e xhenazes, që atyre nuk ju bë kurrë. Për shumë prej nesh, edhe prej kësaj ceremonie, ata duket sikur janë ndarë nga jeta sot. Kanë jetuar gjatë, sepse vdiqën të pamundur. Shpirtat e tyre u prehshin në paqe. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.” – mbylli fjalën e tij zoti Idrizi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com