PDIU: Koha e bashkimit
diplomatik Kosovë- Shqipëri
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë për përfaqësi të përbashkët konsullore në ato vende ku Kosova nuk ka përfaqësi të sajën dhe bën thirrje për bashkim diplomatik.
TIRANE- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë për përfaqësi të përbashkët konsullore në ato vende ku Kosova nuk ka përfaqësi të sajën dhe bën thirrje për bashkim diplomatik
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp PDI vlerëson se përfaqësimi i përbashkët konsullor është në drejtimin e duhur, edhe për faktin se diaspora shqiptare nuk mund të konceptohet si e ndarë për shkak të demarkacioneve shtetërore, por duhet të shihet si një tërësi.
“Tashmë shqiptarët, qofshin të Shqipërisë, qofshin të Kosovës, do të kenë një adresë për t’u mbështetur në vendet ku jetojnë dhe punojnë”, deklaroi Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, i PDIU-së, Ardit Bido.
PDIU pas këtij bashkimi konsullor thotë se ka ardhur koha edhe për bashkimin diplomatik.
"Bashkimi diplomatik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk pengohet nga askush. Ajo është në përputhje me Konventën e Vjenës për Misionet Diplomatike të vitit 1961. Në nenin 6 të kësaj marrëveshjeje përcaktohet se “dy ose më shumë shtete mund të akreditojnë të njëjtin person si drejtues të misionit në një shtet tjetër, nëse shteti pranues nuk shpreh kundërshtime”, tha Bido.
Për këtë arsye, PDIU vijon të kërkojë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, që në ato vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ku Kosova nuk ka mundësitë apo kapacitetet që të ketë një mision të vetin diplomatik, ambasadat e Republikës së Shqipërisë të funksionojnë në përputhje me nenin 6 të Konventës së Vjenës, duke përfaqësuar diplomatikisht edhe Kosovës
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29