TIRANË - PDIU përkujton në mënyrë solemne 105-vjetorin e Kongresit të Manastirit, një date të rëndësishme në memorien kolektive të kombit shqiptar, kur rilindasit e kombit tonë vendosën alfabetin e gjuhës shqipe. PDIU analizon sesi ky akt i 22 nëntorit 1908 ka simbolikë të shumëfishtë:
KONGRESI, PIKËTHEMELI I MOSPËRÇARJES SË KOMBIT
Së pari, ai është pikëthemeli i mbylljes së çdo tendence përçarjeje të kombit tonë, duke ngjizur një herë e përgjithmonë shqiptarët me një sistem shkrimi të vetëm të gjuhës sonë.
VURI VULËN E KAHJES SË ALFABETIT LATIN
Së dyti, vendimi i marrë nga intelektualët e kohës, e feve dhe krahinave të ndryshme, i vendosi vulën kahjes ideologjike të kombit shqiptar, duke përzgjedhur alfabetin latin, alfabetin e përdorur nga të gjitha shtetet perëndimore.
MANASTIRI, DËSHMIA E PËRKATËSISË ETNIKE
Së treti, Kongresi i Manastirit u mbajt në një qytet që sot nuk ndodhet në shtetin shqiptar dhe ku popullsia autoktone shqiptare është dëbuar dhe asimiluar, por fakti i ekzistencës së këtij momenti historik, do të lëjë të pashuar në memorien tonë kolektive përkitjen etnike dhe kombëtare të këtij qyteti dhe trevës përreth.
KONGRESI, AKTI MË I RËNDËSISHËM KULTUROR
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, Kongresi i Manastirit ishte akti më i rëndësishëm kulturor, që mundësoi përhapjen e gjerë të arsimit shqip, e që kulminoi me shpalljen e pavarësisë shqiptare në vitin 1912, ku një pjesë e madhe e delegateëve ishin antar në të dyja këto moment historike. PDIU çdo vit ka përkujtuar këto momente të mëdha të kombit shqiptar.
PDIU, NË MBROJTJE TË SIMBOLIKAVE KOMBËTARE
Vitin e kaluar, ne u gjendëm pikërisht në Manastir për të dhuruar një pllakatë të re për të përkujtuar godinën ku u mbajt ky kongres, pasi pllakata e deriatëhershme ishte thyer nga sulmet e vandalëve. PDIU do të gjendet gjithnjë në mbrojtje dhe përkujtim të simbolikave, që faktojnë madhështinë e kombit shqiptar dhe u uron gjithë shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi dhe Diaspora: Gëzuar këtë ditë të madhe të Atdheut.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com