Në kërkim të drejtësisë dhe me shpresën se një ditë mund të shkelin në shtëpitë e tyre nga ku u larguan forcërisht 72 vjet më parë, shqiptarët e Çamërisë marshuan në Xarrë të Sarandës në përkujtim të gjenocidit të shtetit grek ndaj tyre. Në varrezat e Kllogjerit, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” kanë përkujtuar gratë, burrat dhe fëmijët që janë vrarë nga ky gjenocid, duke vendosur kurora në kujtim të atyre që humbën jetën.
/Shqiptarja.com







