PDIU:Leka Zogu I mishëroi
idenë e bashkimit kombëta

PDIU:Leka Zogu I mishëroi<br />idenë e bashkimit kombëta
TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ngushëllon familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.

PDIU vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me frymë patriotike, nën drejtimin e Mbretit Zog I, si edhe në përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të kombit të të birit, Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.

"Jeta në mërgim ku është detyruar të jetojë Leka Zogu I nuk ka mposhtur përpjekjet e tij në të mirë të atdheut. Përmes sakrificave dhe luftës së vazhdueshme, ai u kthye në simbolin e rezistencës antikomuniste, gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, duke i dhënë figurës së tij një rëndësi historike. Leka Zogu I, ashtu sikurse edhe i ati i tij, mbante titullin Mbret i Shqiptarëve, duke mishëruar më së miri, idenë e bashkimit kombëtar dhe nevojën e të gjithë shqiptarëve për të qenë të bashkuar. Këto janë arsye të mjaftueshme që familja mbretërore të gëzoj një status të veçantë, sikurse në shumicën e vendeve të botës, çka ende është një detyrë për t’u plotësuar nga qeveria shqiptare. PDIU ngushëllon familjen mbretërore dhe në veçanti, princin Leka Zogu II për këtë humbje. " thuhet në deklaratën për shtyp të PDIU

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin