PDIU, Mamo: Çështja çame
zgjidhet me anëtarësimin në BE

PDIU, Mamo: Çështja çame<br />zgjidhet me anëtarësimin në BE
PDIU falënderon zyrtarët e lartë shqiptarë për qëndrimet e fundit për çështjen greke, por shprehet e pakënaqur për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Në fjalën e tij në seancën plenare, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se kjo çështje zgjidhet me anëtarësimin në BE.

Çështja çame nuk mund të zgjidhet nëse ne vazhdojmë të vërtitemi në një vorbull sherresh politike që dëmton vendin. Nëse ne sot e votojmë reformën në drejtësi, dhe nisim zbatimin e saj, ne do të marrim ftesë për anëtarësimin në BE. Unë besoj fort se nëse ne bëhemi patriotë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, do të realizimin e integrimit. Vetëm si anëtarë me të drejta të plota ne do të mund të zgjedhimin këtë çështje kombëtare. Faktet kanë treguar se çështjet tona kombëtare janë avancuar sa herë kemi qenë përkrah aleatëve tanë, apo në aleanca strategjike perëndimore. Kujtoj këtu, Kosovën. Avancim që po e ndjejnë thellë serbët, dhe grekët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se nuk mund të kontrollojnë”, tha deputeti Mamo.

Ai shtoi se Greqia kërcënon integrimin e Shqipërisë, ndaj tha se votimi i reformës në drejtësi, shmang mundësinë e Greqisë për të vendosur shkopinj nën rrota në procesin integrues.

Dëgjova që ministri Kotzias, me një gjuhë babaxhane, na bëri një kërcënim. Unë kështu e lexoj deklaratën e tij para studentëve në sallën “Iliria”.
Ai tha se nuk duhet të harrojmë se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur me fqinjësinë e mirë me aleatin jugor. Nuk duhet të nënvlerësohen instrumentet që disponon Greqia në kancelaritë evropiane, si shkopinj nën rrota.

Kjo deklaratë e Kotziasit është një kërcënim, por dhe një frikë e fqinjit tonë ndaj një Shqipërie shumë shpejt në BE, aleate e Gjermanisë dhe SHBA-ve. Ne duhet ta votojmë sa më shpejt reformën në drejtësi, që të mos lejojmë askënd të përdorë instrumentet e tyre për të na penguar. Unë jam i bindur se Greqia do nga ne vetëm krahun e lirë të punës, dhe nuk është dakord për të na parë të barabartë mes të barabartëve. Ne nuk duhet të humbasim më shansin dhe mundësinë për të qenë pjesë e familjes evropiane
”-tha Mamo.

Ai përgëzoi Ditmir Bushatin për guximin dhe konsekuencën e tij në qëndrimin që mbajti përballë palës greke e po ashtu përgëzoi dhe falënderoi dhe kryeministrin Rama për qëndrimin e tij.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes