PDIU, Mamo: Gjanica makthi i
fierakëve, qeveria të investojë
Reshjet e shumta të ditëve të fundit shkaktuan dëme të konsiderueshme në të gjithë Qarkun e Fierit, e sidomos në qytetin e Fierit, ku lumi Gjanica përmbyti edhe bulevardin e qytetit. Deputeti i zonës, Omer Mamo tha për Shqiptarja.com se lumi Gjanica, është një gangrenë e përhershme e fierakëve, që këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, shkaktoi dëme të pallogaritshme.
Reshjet e shumta të ditëve të fundit shkaktuan dëme të konsiderueshme në të gjithë Qarkun e Fierit, e sidomos në qytetin e Fierit, ku lumi Gjanica përmbyti edhe bulevardin e qytetit.
Deputeti i zonës, Omer Mamo tha për Shqiptarja.com se lumi Gjanica, është një gangrenë e përhershme e fierakëve, që këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, shkaktoi dëme të pallogaritshme.
“Qindra shtëpi e dhjetëra biznese janë përmbytur nga dalja e këtij lumi, i cili në vend që të ishte burim jete për banorët e këtij qyteti, është shndërruar në një makth të përhershëm për ta.
Katër lagje të Fierit ishin krejtësisht të përmbytura. Përmbytja përfshiu edhe pedonalen (bulevardin kryesor)si dhe disa nga rrugët kryesore të qytetit,”-tha deputeti i PDIU-së. Mamo sqaron se dy dite pas përmbytjes, janë me dhjetëra familjet që vazhdojnë të heqin llumin që ka mbetur brenda shtëpive të tyre.
“Si deputet i zonës, duke shprehur edhe mendimin e qytetareve fierakë, them se shkaku i përmbytjeve të shpeshta nga lumi Gjanica është indiferenca e pushtetarëve vendorë, të cilët për 25 vjet me radhë nuk kanë vënë dorë për pastrimin e shtratit të saj. Askush nuk ka bërë edhe investimin më të vogël për heqjen e mbeturinave inerte që hidhen pa kriter në shtratin e lumit”,-tha Omer Mamo për Shqiptarja.com.
Ai këmbënguli tek nevoja për ndërhyrje të shpejta dhe reale në sistemin rehabilitues. “Disa muaj më parë u fol për një investim prej 50 milion eurosh, që ndonëse do të dëmtonte dhjetëra biznese me dokumentacion të rregullt, do të bënte të mundur rehabilitimin dhe sistemimin e shtratit të lumit Gjanica. Por edhe ky premtim, ashtu si shumë të tjerë, nuk gjeti asnjëherë zbatim. Megjithëse nuk jam specialist i kësaj fushe, si pjesëtar i këtij komuniteti, unë mendoj se pastrimi i lumit Gjanica bëhet me një investim shumë modest në raport me këto shifra marramendëse.
I bëj thirrje qeverisë dhe drejtuesve të pushtetit lokal që të investojnë për sistemimin e këtyre lumenjve dhe të mos kujtohen vetëm kur ndodhin përmbytjet”,-u shpreh Mamo.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqepkuq
17 Shkurt, 16:49
-
Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt për Apelin: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit, iu deshën 7 muaj pas kallëzimit anonim! Vila në Qerret nuk është e tij, s’ka prova
17 Shkurt, 16:36
-
Izraeli i uron Kosovës pavarësinë në gjuhën shqipe
17 Shkurt, 16:28
-
17-vjetori i Pavarësisë, Erion Veliaj nga qelia: Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara
17 Shkurt, 16:28
-
Flamuri i Kosovës ngrihet mbrapsht në ceremoninë shtetërore
17 Shkurt, 16:24
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Papa Françesku vijon i shtruar në spital, Vatikani: Vuan nga një infeksion baterial në mushkëri, s'dihet kur mund të dalë
17 Shkurt, 16:13
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Lezhë/ Xhelozia arrin kulmin, 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Policia e merr nën akuzë pas denoncimit
17 Shkurt, 16:09
-
Kuvend/ Berisha nuk lëshon foltoren, Spiropali: Po më kujtoni zotin Shehaj, nuk është kujtim i bukur! Ndërpritet seanca
17 Shkurt, 16:07
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02