Në një takim që është zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, drejtues të kësaj partie kanë dhënë mbështetjen për kandidatin e koalicionit të majtë, Vangjush Dako për të vazhduar bashkëpunimin me të edhe për 4 vjet të tjera.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se reforma territoriale të cilën ne si parti e mbështetëm që në fillim do të japë efektin e saj pozitiv pas këtyre zgjedhjeve.
Ndërsa, kryebashkiaku Dako premtoi bashkëpunim me aleatet e qeverisë. Gjatë këtij takimi ka pasur përshëndetje të ndryshme nga figura të komunitetit Çam dhe pjesëmarrje të grupit folklorik të kësaj treve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)