TIRANE - “Nuk duam t’i shpallim luftë Greqisë dhe nuk avancojmë pretendime territoriale" - Me këto fjalë kryetari Shpëtim Idrizi u mundua gjatë Këshillit Kombëtarë të qetësojë shqetësimet e ngritura pasi PDIU-ja e drejtuar prej tij prezantoi në Kuvend rezolutën mbi çështjen came.
“Ne nuk po i shpallim luftë Greqisë për kufijtë e vjetër të ekzistencës si komb, por i themi hiq gjendjen e luftës që ti mban me ne. Ne nuk po kërkojmë pretendime territoriale karshi shtetit grek, por i themi si fqinj të mirë duhet të kujdesemi bashkë, nëse shtëpia e përbashkët pikon. Duke u marrë vesh kostot janë shumë të mira dhe do të jetojmë si fqinjë të mirë.”- tha Idrizi.
Idrizi tha se politika shqiptare ia ka borxh këtë rezolutë 2500 të vrarë të komunitetit cam, ndërsa e quajti atë një testament, një amanet të prindërve që lidh jetën me vdekjen, shpirtin me trupin. Rezoluta sipas Idrizit mbështetet në traktatin e miqësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe konventën europiane mbi të drejtat e njeriut.
“Ne nuk heshtim. Ne jemi të hapur të diskutojmë për momente të caktuara të teksit, por kurrë për miratimin e saj, ne jemi të hapur ta pasurojmë dhe të debatojmë për tekstin e rezolutës, por kurrë për miratimin e saj. Dhe nëse nuk miratohet ne do ti rezervojmë vetes të drejtën të ndërmarrim hapat e duhur politik dhe institucionale dhe t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare.”
Idrizi shtoi se rezoluta nuk pengon integrimin e vendit dhe theksoi se ajo është firmosur edhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com