Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje qeverisë të rishikojë nismën për ashpërsimin e dënimeve penale ndaj bizneseve me shkelje tatimore, duke theksuar se po krijohet klimë dhune ndaj sipërmarrjes. Sipas deputetit të saj, Tahir Muhedini, shteti duhet të mendojë mirë çdo nismë që vë në vështirësi biznesin, veçanërisht atë të voglin, i cili po cenohet rëndë në fushatën aktuale kundër evazionit.
“Unë mendoj që institucionet duhet ta kuptojnë se mbijetojmë me taksat e biznesit. Nëse nuk ka biznes ka marrë fund shteti. Unë kam një këshillë që shteti duhet ta mendojë mirë gjithçka duhet të bëj dhe të mos ndikojë negativisht tek biznesi. Në shkojmë nga ekstremi në ekstrem nga milionat që vidhen tek marrja e pajisjeve të këpucarit apo të rrobaqepësit. Merru me milionat. Prandaj e ka thënë shprehjen populli “peshku qelbet nga koka”. Kur ai popull dëgjon miliona e miliarda që vidhen, mendon, pse mos vjedh një thes me miell për fëmijët? Ai që mori thesin do hyjë në burg”, tha Muhedini në një dalje për shtyp.
Muhedini shtoi më tej se evazioni nuk mund të vihet në fre duke shtypur një buton, ndërkohë që duhet të jetë shteti ai që së pari duhet të krijojë kushtet për një klimë të përshtatshme biznesi.
“Unë them që qeveria duhet të ketë kujdes. Nuk bëhet me një të shtypur të butonit, nuk mund të bëhemi Gjermani. Ne nuk krahasohemi dot me Gjermaninë, me Francën dhe as me Greqinë që është në krizë. Ka dalë shumë ky termi burg, se shqiptarët nuk tremben, se nuk janë tremb as nga Enveri me të thënë do të çojmë në burg. Ne jemi në demokraci dhe në radhë të parë duhet të krijojmë kushte dhe më pas të kërkojmë llogari. Ne kërkojmë llogari sikur i kemi krijuar kushtet. Duhet ta lëmë biznesin. Jo sa e hap biznesin i shkon tatimori e pastaj policia. Është dhunë mbi biznesin kjo”, theksoi Muhedini.
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com