TIRANË - Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratave dhe pranisë së eksponentëve të 'Agimit të Artë" në Himarë, duke i quajtur "burracakë", "sharlatanë", të cilët duhet të ishin ndalur nga policia, e cila s’mund të rrijë e heshtur para pretendimeve territoriale të një organizate fashiste në truallin tonë, duke dhunuar një mjedis të shenjtë si varreza!
"Autoritetet policore duhet t’i përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur "non grata" kryetarin e kësaj Lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik".
DEKLARATA E PLOTË E PDIU
Në një mënyrë tërësisht burracake, njëra nga organizatat më të turpshme dhe më të rrezikshme në Europën e Bashkuar, “Agimi i Artë”, u shfaq në një ceremoni përkujtimore vdekjeje të një shtetasi shqiptar.
Të udhëhequr nga sharlatanë, shitës flamujsh dhe banditë të tjerë, kjo organizatë u përpoq të shfaqte gjoja nacionalizmin e vet në Himarën tonë, një vatër e rëndësishme urbane që dëshmon vazhdimësinë e kombit shqiptar në të gjithë kohërat.
PDIU e vlerëson faktin që prifti i Himarë Fshatit nuk e bëri kishën pjesë e lojërave të kësaj organizate, që synon të armiqësojë shqiptarët me grekët, shqiptarët e krahinave të ndryshme me njëri-tjetrin.
PDIU vlerëson faktin që me këta njerëz nuk u bashkuan banorë të tjerë të Himarës që sot ka rënë në qetësi, pas zhdukjes nga drejtimi i pushtetit lokal të një figure të shitur si Vasil Bollano.
PDIU i ka vlerësuar dhe prononcimet e mëhershme të familjarëve të të ndjerit Aristotel Guma, të cilët nuk kanë dashur ta kthejnë vdekjen e të dashurit të tyre, në motiv ndarës të komunitetit të shquar himariot.
Por PDIU reagon me forcë ndaj mungesës së ndërhyrjes së policisë ndaj dhunimit të mediave shqiptare prej këmishëzinjve fashistë të “Agimit të Artë”. Nuk ka asnjë pretekst legal në këtë vetëpërmbajtje të policisë sonë. Këta njerëz, që ishin në pozitën e veprimtarit politik siç e tregonin veten me veshjen e tyre të zezë, nuk po kryenin ndonjë shërbesë fetare, por po zhvillonin veprimtari antishtetërore në një mjedis të shenjtë si varreza.
Autoritetet policore duhet t’i përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur "non grata" kryetarin e kësaj Lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com