PDIU në Durrës, Idrizi: Varfëria
ndarja punuan kundër shqiptarëve

PDIU në Durrës, Idrizi: Varfëria<br />ndarja punuan kundër shqiptarëve
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në qytetin e Durrësit, në kuadër të anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjeve në parti të cilat do zhvillohen në 21 maj. Në këtë takim kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se varfëria dhe ndarjet historike kanë punuar kundër shqiptarëve.

 “Unë jam i bindur që varfëria, harresa, ndarja, kanë punuar kundër shqiptarëve, por ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë kush është ADN-ja jonë. Ne nuk po shpikim sot një Shqipëri, kur flasim për bashkimin kombëtar. Jo! Ne sot po rikujtojmë, po flasim dhe do flasim vazhdimisht për hartën identitare të kombit shqiptar dhe harta jonë identitare është shumë më e madhe se sa kjo që ne perceptojmë në shtëpinë tonë, lagjen, oborrin, fshatin apo qytetin ku jetojmë sot”, u shpreh kryetari i PDIU-së.

 Sipas Idrizit harta identitare e Shqipërisë do të plotësohet kur të marrin fund promblemet e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve.

“Ne, hartën tonë identitare, e kemi plotësuar vetëm nëse çështja shqiptarëve të Çamërisë merr një zgjidhje europiane. Ne, hartën identitare të kombit, e plotësojmë duke marrë të drejtat shtetformuse shqiptarët në Maqedoni, duke ruajtur të drejtat ekzistuese, shqiptarët në Mal të Zi. Por, duke filluar që nga ekonomika, kultura, legjislacioni, heqja e barrierave doganore, një Shqipëri e cila është shumë e fuqishme dhe që ka një treg të madh”, - tha ai

 Kryetari i PDIU-së, u bëri apel shqiptarëve të anëtarësohen në PDIU, në partinë e kauzave të mëdha.

“Miqtë e mi, ju ftoj të hapni dyert për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, partinë e kauzave të mëdha, partinë e plotësimit të hartës identitare të kombit shqiptar me drejtësi për çështjen çame. Partisë për bashkim kombëtar, për integrim europian, partinë që i do të gjithë shqiptarët bashkë aty ku i ka vënë Zoti dhe këto kauza do të jenë ato që ne do të na bashkojnë dhe do t’i shtyjmë përpara”, -  u shpreh kryetari para anëtarëve të PDIU-së në qytetin e Durrësit.

 
Deputetja Mesila Doda tha se PDIU do të hapë dyert për gratë dhe vajzat dhe theksoi se shqiptarët ikin jashtë, për shkak të arrogancës së partive të mëdha.

Kemi premtuar që do të zgjidhim çështjen çame dhe e kemi çuar përpara, kemi premtuar që do merremi me dekomunistizimin, kemi çuar 5 ligje në parlament dhe do çojmë akoma sepse mendojmë se ky vend ka nevojë për një shkundje. Kemi premtuar që do bëjmë një Atdhe më të mirë dhe unë mendoj se prania e zonjave dhe grave do jetë shembulli i shkëlqyer se si do të ndryshojë ky vend. Ne do të vazhdojmë të mbështesim 50% të grave dhe vajzave në forumet tona drejtuese. Do të vazhdojmë të hapim dyert për gratë dhe vajzat, të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e PDIU-së. Sot kemi nevojë për një alternativë të re, për një realitet të ri, unë e zgjedh PDIU-në për të qënë pjesë e këtij realiteti të ri”, - u shpreh Doda.

 Krenar Lasko tha se PDIU synon ndërtimin e një shteti me tipare europiane. “Po përfaqësohemi në të gjithë zonat e qarkut të Durrësit, jo vetëm nga komuniteti çam, por edhe nga qytetarë të tjerë. PDIU synon ndërtimin e një shteti me tipare europiane. Ne do ta fuqizojmë degën e partisë jo vetëm duke rritur numrin e anëtarëve, por edhe me cilësi. Çdo ditë e më shumë vajza dhe djem të rinj po i bashkohen PDIU-së”, - tha Krenar Lasko.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic