PDIU përkujton ditën
Ndërkombëtare Kundër Genocidit

PDIU përkujton ditën<br />Ndërkombëtare Kundër Genocidit
Me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Genocidit, partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqata “Çamëria” organizuan një aktivitet në kujtim të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve.

Me këtë rast u prezantua edhe libri ‘Paramithia, qytetërimi mes tragjedive’ të autorëve Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga që flet mbi historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prejnga nisi edhe genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë.

Kryetari i Shoqatës Çamëria, z. Ardian Tana theksoi se duhet të punojmë për zgjidhjen e çështjes çame.

“Çështja çame ka lindur si pasojë e një genocidi të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Tashmë është momenti që të rivendosim në vend këtë padrejtësi historike dhe që ky genocid të marrë përgjigjen e duhur” tha Tana.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik