PDIU prezantoi sot nga Hotel Tirana, listën e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së tij e vuri theksin te zhvillimi për herë të parë i këtyre zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës.
Sipas tij, për këtë shkak zgjedhjet e 18 qershorit janë të pazakonta, por pavarësisht kësaj, vijoi Idrizi, PDIU ka vendosur të bëhet pjesë e këtij procesi.
Sipas Idrizit, situata konfliktuale në Shqipëri është në disfavor të faktorit shqiptar në rajon.
"Zgjedhjet e 18 qershortit janë të pazakonta, janë produkt krejt i shëmtuar i konfliktualitetit politik në këto 27 vjet në politikën shqiptare, por veçanërisht i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kur jeta politike u bazua në ligjin e xhunglës.
Ne fatkeqësisht kemi një klasë politike që luan ping-pong. Këtë dhe që të marrët po e çminojnë përditë, ne themi se do të rrimë këtu për të ndërtuar një Shqipëri tonën, të begatë, ashtu siç e ka bërë Zoti.
Sot Shqipëria është në një situatë të rrezikshme. Greqia është agresive më shumë se kurrë, Maqedonia po kërkon të shtrijë problematikën e saj më gjerë.
Serbia ka pretendimet e saj në Kosovë. Po ne ç’po bëjmë? Ne po zihemi për mustaqet e shkulura të politikës, duke u bërë kështu të papërgatitur për sfidat me të cilat përballet vendi”, tha Idrizi.
Ai përcolli mesazhe edhe për situatën në Maqedoni, duke apeluar për paqe dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve si faktor shtetformues, ndërsa i uroi shërim të shpejtë kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO