LEZHË - Parita Drejtësi, Integrim dhe ka prezantuar kandidatën për deputete në këtë qark, gazetaren e njohur Aida Shtino. Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi vlerësoi kontributin që ka dhënë Shtino si gazetare dhe garantoi përpara mbështetësve të qarkut të Lezhës, se angazhimi i saj do të vijoi të jetë maksimal edhe në Parlamentin e Shqipërisë.
“Ajo është gazetarja që kultivon shpresën. Shikojeni me vëmendje: dëgjojeni në emisionet e saj. Dëgjojeni në fushatën e saj. Ajo jep shpresë. Aida bën e vetme, me një grup gazetarësh të rinj një mision, një vepër që mund dhe duhet ta bënte shteti, ose shteti së bashku me organizata joqeveritare, apo me komunitetet fetare.
E vetme bën diçka që duhet ta bënte shteti. Aida e zëvendëson shtetin në misionin e saj dhe punon si gazetare”, tha ai. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek e ardhmja e Qarkut të Lezhës, si një zonë me potencial shumë të madh si në turizëm ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai theksoi edhe bashkimin ekonomik me Kosovën nëpërmjet bizneseve që do të zhvillohen mes dy vendeve. “Ne do ta bëjmë Lezhën etapë të detyrueshme të udhëtimeve të rinisë sonë të të gjitha viseve kombëtare. Për varrin e Skënderbeut, për kështjellën, për shumë bukuri të tjera.
Ne do mbështesim idenë për një port të Shëngjinit të projektuar për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Jo për këtë port ekzistues, por për një port të ri. Ka studime në këtë drejtim dhe ne do të shtyjë përpara së bashku me Aidën dhe miq të tjerë në këtë drejtim.
Ne, siç e dini, jemi një parti që kemi në programin tonë Komunuelthin kombëtar, njëlloj bashkimi ekonomik të gjithë viseve shqiptare”, deklaroi zoti Idrizi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com