PDIU pro Marrëveshjes me SHBA
por duam ekspertizë për Ujërat

PDIU pro Marrëveshjes me SHBA<br />por duam ekspertizë për Ujërat
TIRANE - Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka përshëndetur sot nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit strategjik me SHBA por ka kërkuar ekspertizën për Marrëveshjen e ujërave. Përmes nje deklarate për shtyp, PDIU sqaron se marrëveshja e partneritetit është një hap i rëndësishëm por se kjo forcë nga ana tjetër kërkon edhe ekspertizën për marrëveshjen e ujërave.

Më poshtë deklarata e plotë e PDIU

PDIU si parti e interesit kombëtar përshëndet me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis SHqipërisë dhe SHBA-ve. Ajo është dëshmi se aleanca midis dy vendeve tona është përmbajtësore, afatgjatë në përputhje me traditën më të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Po vërtetohet dhe institucionalisht, dhe kontraktualisht ajo që sekretarja e shtetit Hillari Klinton, sot në garën për presidente e SHBA-ve i tha parlamentit tonë: “së bashku do jemi dhe 100 vjetët e ardhshme”. PDIU beson se autoriteti ndërkombëtar dhe rajonal i shtetit dhe kombit tonë fuqizohet ndjeshëm me këtë marrëveshje. Ne do të dëshironim të mbështeteshim me ekspertizën dhe mbështetjen e mikut tonë dhe për çështje të tilla sensitive si Marrëveshja e Ujrave, apo çështje të tjera.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar