PDIU publikon propozimin e muajit
janar për zgjedhjen e presidentin 

PDIU publikon propozimin e muajit<br />janar për zgjedhjen e presidentin 
PDIU rithekson nevojën e përmirësimit të sistemit tonë institucional dhe nënvizon pozicionin e saj si bartëse e një politike positive, vizionare dhe etike. Kemi vërejtur me kënaqësi gjatë ditëve të fundit se spektri politik shqiptar është përqëndruar në tematikat që PDIU propozoi më dt 16/01/2016 pranë komisionit të reformës, dhe sot rrugëdaljet aktuale por edhe propozimet për përmirësimin e sistemit risjellin propozimet tona institucionale.

Zgjedhja e presidentit nga populli, nevoja jetike për përcaktimin e ndryshimeve rrënjësore vetëm me referendum, moslejimi i ndryshimeve që sjellin në rrënimin e konceptit të martesës në Kodin e Familjes, nevoja për përfshirjen e diasporës dhe emigracionit në zgjedhje dhe në përfaqësim, janë tematika të cilat kanë ardhur si propozim i PDIU-së dhe ky produkt politik përfaqson sot fushën ku është përqëndruar debati aktual publik dhe politik. Me këtë rast, duam që të rikujtojmë se zgjedhja e Presidentit nga populli është një nevojë për përmirsimin institucional të sistemit tonë politik, ku cdo akt zgjedhje dhe përzgjedhje për fat të keq ka degraduar në pazare politike dhe aspak në bashkëjetesë dhe bashkëveprim parimor për të zgjedhur formën më të mirë të drejtimit dhe bashkëveprimit.

PDIU i qëndron dhe rithekson pozicionin e saj të datës 16/01/2016 se referndumi është forma më e mirë dhe më demokratike e aprovimit të ndryshimeve kushtetuese dhe që siguron një kohezion dhe qëndrueshmëri më të madhe për Aktin themeltar të shtetit. Kemi propozuar miratimin e çdo lloj ndryshimi kushtetues me miratimin me 2/3 në Kuvend dhe më pas me referendum për të krijuar një barrierë morale dhe popullore ndaj pazareve politike që rëndom janë shfaqur vitet e mëparshme në politikë. Në të njëjtën kohë kemi propozuar se mbledhja e firmave nga populli (100.000 zgjedhës) mund të iniciojë një proces referendar edhe për dispozitat kushtetuese, për të krijuar gjithmonë mundësinë e degjimit të zërit të qytetarit i cili e ka miratuar me referendum këtë Kushtetutë dhe sot ndjehet më i pafuqishëm dhe i zhveshur nga çdo lloj vendimmarrje.
 Kjo është domethënja e vërtetë e propozimeve tona që pazarxhinjtë e vegjël të politikës, mundohen të vjedhin me copa nga paraqitja dhe propozimi ynë. Po e spjegojmë zyrtarisht që të mos mundohen të ndryshojnë shifra e modalitete, kinse alternative e pa një llogjikë të brendshme, sepse propozimet kanë një qëllim dhe vizion përmbajtësor që e posedon ai që është propozuesi dhe krijuesi origjinal i tyre.

Me këtë rast i bëjmë me dije gjithë opinionit publik se asnjë deputet i PDIU nuk ka firmosur drafte alternative, edhe pse mund ti jetë servirur si një risi dhe inisiativë pozitive e pa asnjë shpjegim të mëtejshëm. PDIU do vazhdojë të afrojë vizionin e vet politik larg hipokrizisë dhe gënjeshtrës që është bërë pjesë e komunikimit të sotëm publik dhe do qëndroj fort në parimet e saj të fuqizimit të Atdheut, familjes shqiptare, ndarjes nga e kaluara dhe ruajtjes së etikës në poltikë.

Do të vazhdojmë të afrojmë vizionin tonë pozitiv për një Atdhe të vetëm, të zhvilluar dhe larg sherrnajave politike që kërkojnë vetëm të trondisin qytetari shqiptar dhe të abuzojnë në emër të gjoja risive që mund të sjellin njerëz të vjetër në politikë. I sugjerojmë kujtdo që është në krizë identitare dhe të ideve politike që të kërkojnë brenda vetes për të vërtetat ku ende besojnë sepse vetëm ai është burim I frymëzimit dhe talentit në politikë. Kjo për hir të ndershmërisë intelektuale që me keqardhje vërejmë se po pëson dramatikisht të njëjtin fat ashtu si etika në politikë.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv