PDIU-qeverisë: Njihni pensionet
me Italinë dhe Greqinë

PDIU-qeverisë: Njihni pensionet<br />me Italinë dhe Greqinë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka kërkuar sot qeverisë të nënshkruajë marrëveshje për njohjen e ndërsjellët të viteve të punës për efekt pensioni mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.

Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo, i kërkoi Ministrisë së Mirëqenies Sociale sot në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. “Pse nuk bëhen marrëveshje të tilla me Italinë dhe Greqinë kur efekti është i madh? Kemi mijëra shqiptarë në këto dy shtete të cilët i kanë kontributet të ndarë ndër vite mes dy vendeve dhe rrezikojnë pensionin në të dy vendet. Dakord që po bëhet me Belgjikën, Maqedoninë... Shumë mirë është. Por në këto shtete niveli i shkëmbimeve të qytetarëve është i ulët. Duhen parë këto dy vende që janë prioritet dhe do të ndihmonin shumë emigrantët dhe bashkëkombësit tanë”-tha Omer Mamo.

Edhe kryetarja e komisionit, demokratja Albana Vokshi e mbështeti këtë kërkesë. “Kur ju janë dashur emigrantët keni mbushur autobusët dhe i keni sjellë këtu për votime, me premtimin që do t’ju njihen pensionet. Ku jemi në këtë drejtim? Është një nga premtimet e pa mbajtura të qeverisë suaj.” Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula tha se po punohet në këtë drejtim me hapa më të shpejtë me Italinë. “Janë rreth 11 shtete ku po zhvillohen marrëveshje, të cilat janë faza të ndryshme të procesit. Procesi është goxha i vështirë. Fillon me një studim paraprak, me tryezë bisedimesh, me grupe teknike, me grupe politike, e deri tek ratifikimi.

Sa i takon Italisë është përgatitur dhe i është dërguar palës italiane një studim i hollësishëm lidhur me pensionet, ku përfshihet numri i qytetarëve shqiptarë dhe ata italianë që punojnë në mënyrë të ndërsjellët dhe kostot financiare të procesit. Jemi akoma duke pritur reagimin e palës italiane. Sa i takon Greqisë, nuk kemi bërë përparime pasi ky shtet ka aktualisht problemet ekonomike që dihet”-tha Sula.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal