PDIU: Rama-Basha të ulen,Presidenti
dhe drejtori i policisë me konsensus

PDIU: Rama-Basha të ulen,Presidenti<br />dhe drejtori i policisë me konsensus
'Rama dhe Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike'.
 
Ishte kjo deklarata e Sekretares së Përgjithshme të PDIU-së Mesila Doda, gjatë një takimi në Njësinë Administrative Bubq, në Fushë-Krujë.
 
Deputetja Mesila Doda përsëriti thirrjen e PDIU-së për dialog, në mënyrë që Rama dhe Basha të ulen në një tavolinë për një pakt kombëtar.
 
PDIU ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës që të kemi një proces zgjedhor normal, të qetë, të sigurt dhe me një sistem që është i drejtë dhe e ka të barazvlershme votën për të gjitha partitë politike.
 
Pikërisht për këtë arsye kemi këmbëngulur, e kemi rithënë dhe e themi edhe sot, se mënyra e vetme se si mund të ndërtohet një proces zgjedhor është që të paktën kreu i mazhorancës z.Rama dhe kreu i opozitës z.Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë, opozita të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon.
 
Nga ana tjetër shqiptarët të kenë të gjithë sigurinë se për kë po votojnë dhe si do vlerësohet vota e tyre. Këtë e themi pasi gjysëm milioni vota që shkojnë për partitë e vogla prodhojnë 0 deputetë. Për këtë arsye kemi kërkuar ndryshimin e sistemit.
 
Nuk ka asnjë shpjegim se pse kjo formulë që është sot në fuqi, do duhet të na shtrëngojë të gjithëve në koalicione parazgjedhore. Unë mendoj se PDIU, por edhe partitë e tjera duhet të masim forcat tona në terren, si parti më vete.
 
Në kushtet e sotme kjo është e pamundur dhe sot vetëm votat e paritve të vogla prodhojnë 9 mandate për njërën forcë politike dhe 7 për forcën tjetër. Për këtë arsye PDIU kërkon një sistem tjetër zgjedhor, një sistem që nuk i shtrëngon forcat politike që të kapin peng njëra-tjetrën, apo që të futen në koalicione dhe të parashikojnë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve.
 
Kjo është vetëm një pjesë e propozimeve që PDIU ka ofruar në këtë gjendje kaotike ku ka shkuar politika shqiptare.
 
Ne propozojmë një pak kombëtar për reformën zgjedhore, në mënyrë që të ndryshohet sistemi aktual. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike"
u shpreh ajo.

E ndërsa dje gjatë takimit me Metën, burime për Report Tv pohuan se Idrizi do të mbështeste kandidaturën e shumicës për President, deputetja Mesila Doda kërkoi konsensus të gjerë.
 
"Të bëhet zgjedhja e Presidentit me konsensus, sepse nuk kemi asnjë arsye mos ta zgjedhim me konsens dhe të përfaqësojë një figurë reale të konsolidimit të këtij vendi.
 
Një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin. Prandaj Rama dhe Basha duhet të ulen në një tavolinë, le ti japim një fytyrë tjetër politikës shqiptare
”, -u shpreh deputetja Mesila Doda.
  




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve