KORÇË - PDIU ka vijuar takimet elektorale në Qarkun e Korçës, duke prezantuar dhe kandidatët e saj në këtë qark verilindor të vendit. Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi është ndalur në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar kandidatin Arbër Kulla. "Miq, të rinjtë janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe si e tillë ne duhet t'u kushtojmë atyre kujdesin maksimal.
Ka ardhur koha që të rinjtë të vendosin vetë për fatin e tyre dhe përfshirja e tyre në politikë, është një garanci për këtë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka treguar se mbështetet shumë tek të rinjtë dhe një shembull konkretë është Klubi i Patriotëve te Rinjë, të cilët kanë qenë pjesa më vitale e partisë sonë.
Prandaj miq, unë ju ftoj që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si forca e vetme që ka në themel të saj çështjen kombëtare e ju jep prioritet të rinjve", deklaroi Idrizi. Qyteti i Bilishtit ishte ndalesa e radhës, ku kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi prezantoi kandidatin për deputet Spartak Meraku.
"Korça është djepi i kulturës, trashëgimisë e patriotizimit, ndaj ka ardhur koha që ky qytet të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me patriotë. Për këtë arsye unë ju ftoj që më datë 23 qershor të gjithë të votoni PDIU, të votoni numrin 50 në mënyrë që Korça të këtë një zë patriot, një zë që e do qytetin dhe mbi të gjitha një zë që punon për çështjen kombëtare", deklaroi Idrizi.
Lista e kandidatëve për deputet të PDIU në Qarkun e Korçës kryesohet nga Spartak Meraku, i pasuar nga Arbër Kulla dhe nga 10 kandidat të tjerë të cilët përfaqësojnë të gjitha zonat e Qarkut të Korçës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com