Lideri i partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj komunitetit shqiptar në diasporë.

“Eshtë e pafalshme për shtetin shqiptar që, ata përballohen me vëshirësi të panumërta, për legalizime dokumentash marrëveshje për kontributin e sigurimeve shoqërore me mbi të gjitha për fëmijët e tyre, që janë dhe duhet të mësojnë gjuhën shqipe. Është pafalshme që shteti shqiptar nuk ka akoma një institucion të fuqishëm e me kompetenca, që të merret me problemet e tyre. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të qartë se në rrugëtimin tonë ne duhet të ecim krahpërkrah ne aspiratat tona drejt bashkimit europian dhe me fatin e mbështetjes se një aleati të madh dhe të kahershëm të kombit tonë, shtetet të bashkuara të Amerikës”.

Sipas Idrizit qeveria duhet të jëtë më pranë këtij komuniteti që kontribuon prej vitesh në rritjen ekonomike të vendit, ndërsa shtoi se PDIU është parti kombëtare dhe jo komunitare.

(ad.ti/shqiptarja.com)