Në datën 27 qershor PDIU do të zhvillojë n j ë t u b i m p ë r p a r a kryeministrisë. Në kuadër të javës çame, PDIU ka parashikuar që të zhvillojë një protestë para kryeministrisë në shenjë solidarizimi për zgjidhjen e çështjes çame. Këtë gjë e ka njoftuar vetë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili në një postim në faqen e tij në “facebook” ka theksuar se: “Ju ftoj të bëheni të gjithë pjesë në javën çame si dhe të na bashkoheni ditën e premte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Kryeministria në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, në një tubim paqësor.” Ky do të jetë aktiviteti i parë i PDIUsë për çështjen çame për këtë vit pasi partia për një kohë të gjatë ka qëndruar e heshtur ndaj kësaj çështje.