TIRANE- “Opozita të përbush rolin e saj”. Kjo ishte deklarata e ambasadorti Amerikan Aleksandër Arvizu pas takimit që zhvilloi për rreth dy orë me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Pas këtij takimi, diplomati amerikan dhe kreu i partisë së dytë më të madhe opozita dhanë nga një deklaratë të shkurtë për shtyp nga ku theksuan se opozita duhet të luaj rolin e saj në politikë shqiptare. “Ishte kënaqësi e veçantë që bisedova me të, por edhe me 4 nga 5 deputetët e PDIU-së. Ata janë partia e dytë parlamentare sa i përket koalicionin opozitar dhe në demokraci parlamentare, opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mënyrë që ta mbajë qeverinë në llogaridhënie kundrejt qytetarëve”,- tha Arvizu.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij theksoi se do të luaj një rol katalizatori në mënyrë që opozita dhe mazhoranca të ulen në një tryezë për reformën territoriale si edhe për drafti ne nëpunësit civil. "PDIU do të vazhdojë të jetë katalizator, në mënyrë që palët të ulen në tryezë për reformën territoriale dhe për ligji për Nëpunësin Civil”,- tha Idrizi.

Pas këtij takimi, kreu i PDIU-së theksoi në një media se partia që ai drejton ka interesat e saj dhe se këto interesa përkojnë me zhvillimin e një refgorme territoriale në Shqipëri duke shtuar se ai nuk ia ka borxhë krukujt. Kësisoj mesa duket PDIU-ja do të propozoi kandidaturën e saj në Komisionin e Reformës Territoriale pasi Idrizi theksoi se pavarësishë koalicionit, partia e tij ka programin e saj.

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)