PDIU: Të njihet minoriteti çam
në Greqi, si pakicë kombëtare

PDIU: Të njihet minoriteti çam<br />në Greqi, si pakicë kombëtare
TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka kërkuar publikisht Presidentit Bujar Nishani dhe qeverisë shqiptare që të kërkojnë pranë autoriteteve greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. Reagimi i kësaj partie erdhi pas transmetimit të emisionit në "Top Channel" nga gazetari Marin Mema, ku erdhën dëshmi mbi ekzistencën e këtij minoriteti në krahinën e Çamërisë.
 
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka ngritur zërin shpesh herë mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata që kanë thënë se diçka e tillë nuk ekzistonte. Mirëpo, rrëfimi i djeshëm i një gazetari të shpallur non grata vetëm se thotë të vërtetën, nxori në pah të pamohueshmen.
 
PDIU, Shoqata Çamëria, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe çdo shqiptar i kërkon sot në mënyrë zyrtare dhe të drejtpërdrejtë Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm dhe çdo instance tjetër shtetërore të ngrenë çështjen e pakicës së mbetur të shqiptarëve të Çamërisë ndaj homologëve të tyre grekë dhe Bashkimit Evropian. Kërkesa e palës shqiptare duhet të jetë njohja zyrtare e statusit të pakicës kombëtare të shqiptarëve në Çamëri. Atyre u mohohen sot të drejtat bazike: e drejta e të vetëdeklaruarit shqiptar dhe arsimimit, meshimit e komunikimit në gjuhën amtare. Është e pafalshme nëse shteti shqiptar vijon të heshti!”, thuhet ne deklaratën e PDIU.
 
Sipas PDIU, “Shqiptarët e mbetur në Çamëri, vëllezërit tanë të një gjuhe dhe të një kombi, janë sot pakica më e shtypur në mbarë Evropën. Ata kanë pësuar një genocid të ashpër. Gjysma myslimane u dëbua për në Shqipëri; gjysma ortodokse u shtyp egërsisht në trevat e veta për të mohuar përkatësinë shqiptare. Vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë që kundërshtuan shtypjen si Spiro Çalluka, Petro Sharra dhe Thimi Gogozoto ranë dëshmor në masakrat zerviste. Një përpjekje për të lemeritur mbarë Çamërinë se çfarë do të pësonin nëse shpallnin kombësinë e tyre”.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën