PDIU thirrje qeverisë: Grekëve në
Himarë hiqu shtetësinë shqiptare 

PDIU thirrje qeverisë: Grekëve në<br />Himarë hiqu shtetësinë shqiptare 
PDIU i kërkon qeverisë shqiptare që t’u heqë shtetësinë shqiptare grekëve në Himarë që veprojnë kundër dobisë kombëtare shqiptare.
 
PDIU dënon thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe OMONIA-s ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë.
 
OMONIA dhe PBDNJ: Bllok negociatave
Reagimi i PDIU erdhi, pasi një nga drejtuesit e OMONIA-s, Fredi Beleri në protestën e djeshme në Himarë u shpreh “Mos të harrojmë që ne kemi dy vota ne Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë.
 
Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të anëtarësohet në BE
”.
 
Në takim protestë dje për pronat ishin edhe zëvendës Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos dhe deputeti Dule. 

Deklarata e plotë
Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale.
 
Prania e përfaqësuesve të ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të turpshëm këtë akt.
 
PDIU i bën thirrje Prokurorisë për këtë akt skandaloz që ndodh ditën me diell në zemër të Shipërisë.
 
Himara ia ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëve gjatë gjithë historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e shqiptarisë.
 
Ka ardhur çasti, që qeveria shqiptare, të zbatojë reciprocitetin dhe të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi që vepron kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me shume patriotë shqiptarë!


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)